Berisha: Nuk kthehemi në Kuvend, nuk ia bëjmë kuorumin këtij pushteti
Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha ka deputetët e kësaj partie nuk e kanë ndërmend të kthehen në Kuvend.

Sipas Berishës bojkoti i tyre do të ndërpritet në rast se partnerët e koalicionit qeverisës do të tentojnë të ratifikojnë marrëveshjen për Demarkacionin dhe Asociacionin.

“Ne kemi paralajmëruar rikthimin në Kuvend vetëm nëse diskutohet për Asociacionin dhe Demarkacionin. Pasi nesër nuk pritet të flitet për Demarkacionin, ne vazhdojmë t’i bojkotojmë seancat”, ka thënë Berisha për ORAinfo.

Ndërkohë, duke folur rreth vendimit të Lëvizjes Vetëvendosje për rikthim në Kuvend, Berisha ka deklaruar se rikthimi i tyre është çështje e brendshme e Vetëvendosjes.

Por Nisma dhe AAK sipas tij, nuk janë të interesuara që t’ia bëjë kuorumin këtij koalicioni qeverisës.

“Seancat e fundit kanë treguar se mosprezenca e opozitës ka bërë që të dështojnë disa seanca të Kuvendit për shkak të mungesës se kuorumit”, ka thënë Berisha.

Ai shton se bërja e kuorumit të një seance plenare është zgjatja e jetës të qeverisë anti-kushtetuese./Albeu.com/
Shtuar më 08/06/2016, ora 17:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori