E FUNDIT/ Aksident në Lezhë, makina përplas të riun
Berisha në Vatikan, asnjë sinjal që ta njohë Kosovën
Zëvendësministri i Jashtëm, Anton Berisha, ka njoftuar se gjatë qëndrimit të tij në Vatikan është pritur nga nënsekretari për marrëdhënie me shtetet, Monsinjor Antoine Camilleri.

“Sot, në Sekretarinë e Vatikanit jam pritur nga Nën-Sekretari për Marrëdhënie me Shtetet, Monsinjor Antoine Camilleri. Në emër të qeverisë së Kosovës i kam shprehur falenderimet për kontributin e vazhdueshëm që Vatikani ka dhënë për popullin e Kosovës”, ka shkruar Berisha në Facebook.

“Jemi pajtuar për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë”, bën të ditur ai.

Vlen të theksohet se Vatikani nuk e njeh Kosovën si shtet.

Shtuar më 12/01/2018, ora 15:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori