Berisha: Kryeministrin e këshillova të mbyllte disa xhami, jo shkollat e Gulenit
Këshilltari i ish-kryeministrit Isa Mustafa, Besnik Berisha, i ftuar në një emision, ka thënë se shteti i Turqisë kishte kërkuar mbylljen e shkollës ‘Mehmet Akif’ në kohën kur ekzekutivi drejtohej nga i pari i LDK'së. Kërkesa e tillë ishte refuzuar.

Avokati Besnik Berisha thotë se e kishte këshilluar Mustafën për mbylljen e disa xhamive dhe jo shkollave.

“Këshilla ime ka qenë se ne mbase kemi nevojë me mbyll xhamia të cilat mund të kenë ndonjë tendencë për fundamentalizëm e ekstremizëm. Por në asnjë variant nuk duhet dhe nuk jemi në pozicion që të mbyllim shkolla për qefin e askujt, kushdo qoftë ai derisa nuk thyhet ligji', ka thënë Berisha. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2018, ora 21:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori