Berisha prezanton Bardh Spahinë për Shkodrën, mesazh kandidatit të Bashës: Lëre fushatën, gabime bëjmë të gjithë

Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në Shkodër ku po prezanton kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, Bardh Spahian.

Gjatë fjalës së tij, Berisha thuri lavde për shkodranët dhe shtoi se duke votuar Spahian do t’i presin biletën kryeministrit Edi Rama.

“Shkodra ka themeluar me qëndrime e sakrifica demokracinë në Shqipëri. Në këto 30 vite, Shkodra nuk gaboi. Edhe kur gaboi PD, qytetaria qëndroi në anën e drejtë. Në këto 30 vite, kur Basha e dorëzoi në 2019, e mbajti Voltana Ademi dhe qëndroi e pamposhtur. Detyrimet tona janë të pakufishme, ndaj ju ftoj të vazhdojmë këtë udhëtim sëbashku në një moment kritik. E vërteta është se PD është në momentin më kritik të këtyre 30 viteve sepse sot këto zgjedhje nuk janë njëlloj siç duhej të zhvilloheshin ku opozita përballej me qeverinë. Por sot zhvillohen me një qeveri që bazohet tërësisht mbi krimin drogën dhe vjedhjen e korrupsion. Qeveria, duke shkelur çdo parim demokratik, merr peng pluralizimin dhe mendon se kështu do të zgjasë jetën e regjimit. Por ja ku jemi ne këtu, këtu është Shkodra. Me opozitën e vërtetë. Të mbrojë me votën e saj të lirë pluralizimin jo vetëm në Shkodër po në mbar Shqipërinë.

Në këto zgjedhje ju votoni për kryetarin e ri të Bashkisë. Për të përzgjedhur dhe për t’i prerë biletën kryetari të Meduzës në Tiranë. Edvin Ramës. I cili ka përdorur çdo mjet dhe degradoi tek zgjedhjet me tritol dhe me drogë. Për të shkelmuar votën tuaj. Nuk mund të pajtohemi ndaj regjimit. E diskriminoi dhe i ndërpreu investimet. Shkodra do të jetë mbi të keqen mbi të shkuarën. Do votojë për qytetarët e saj, për mjekun Bardh Spahia. Më të mira të mëkuara nga ky qytet. Mishëron trashëgimi të shkëlqyer.”

Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal dhe te kandidatët e PD dhe PS.

“Nuk të takonte as si Angonë të përfaqësoje një njeri që s’ka vlerë dhe urren Shkodrën” ky ka qenë mesazhi i Berishës për kandidaten socialiste.

Ndërsa Xhemal Bushatit, Sali Berisha i ka bërë thirrje që të lërë fushatën dhe të tërhiqet nga gara për bashkinë e Shkodrës.

“Po të doje merrje pjesë në primare dhe do kishe respektin tonë të plotë. Por ti zgjodhe atë që s’të takonte kurrë. Atë që shkelmon veten e tij, Lul Bravën. Do i bie shkurt. I nderuar Xhemal mos u bëj shoku Xhemal. Kaq kam për ty unë. Ndaj lëre këtë fushatë bëj ca ditë pushim dhe hajde të takohemi përsëri se gabime bëjmë të gjithë. Edhe një herë përulem para jush me mirënjohje të thellë”, tha Berisha./albeu.com


Shtuar 12.02.2022 16:30