Ekzekutimi i dy vëllezërve Haxhia, gjenden mesazhe të dyshimta lidhur me botën e krimit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë, ku si pasojë e një atentati mafioz mbeten të vrarë dy vëllezër në Durrës.

Dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia, mbetën të vrarë brenda makinës së tyre Golf 6, me targa AA716ZZ .

Sikundër është raportuar dhe më herët, autorët i ndoqën rreth 1 km dhe i zunë në pritë ku disa persona të panjohur kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi drejt tyre.

Mësohet se policia ka sekuestruar telefonat e dy vëllezërve Haxhia, të ekzekutuar në afërsi të tregut të makinave në Durrës.

Mësohet se në telefonat e tyre janë gjetur mesazhe të dyshimta. Kësisoj policia i ka kërkuar kompanisë telefonike që të zbardhe mesazhet e 2 vëllezërve për të kuptuar çfarë ka ndodhur vërtet. Këto mesazhe mund të shërbejë si indicie që mund ta çojnë policinë te autorët e krimit.

Kontaktet, mesazhet dhe telefonatat e kryera, pritet që të zbardhin më tepër detaje ndërkohë që mësohet se Besmir Haxhia, njëri nga viktimat ka komunikuar me mesazheve, me persona të botës së krimit, të cilët veprojnë në qytetin e Durrësit dhe jo vetëm.


Shtuar 29.04.2020 08:31