Bëri klip me Shpat Kasapin dhe u zhduk, nëna e këngëtarit ka një apel
Renato Hamza rezulton i humbur që prej 29 qershorit të vitit 2014. Pasi realizoi një klip me këngëtarin Shpat Kasapi i njohur si Reni i Elbasanit, i riu është zhdukur pa lënë gjurmë.

Dyshimet e para ishin se e rrëmbeu ish-e dashura e tij, ndërsa nga fjalët që ishin përhapur në qytet nëna e tij Silvana dyshonte se e kishin vrarë.

Redaksia e "Pa gjurmë" ka kontatuar me morgun e qytetit të Elbasanit, të cilët kanë pohuar se në ambjentet e morgut nuk ndodhet asnjë kufomë që i përputhet tipareve të 21-vjeçarit.

Këngëtari elbasanas i njohur për muzikën tallava, u zhduk pak ditë pas përfundimit të klipit me Shpat Kasapin. Lajmi asokohe u bë publik edhe në media, ndërsa u prezantua kënga, 21- vjeçari i njohur si Reni nuk dihej ku ndodhet prej mbrëmjes së 29 qershorit.

Familjarët e tij bënë denoncimin në polici duke akuzuar se gjithçka ndodhi për hakmarrje nga ish-e dashura. Ngjarja nis vite më parë, kur Reni ishte vetëm 17 vjeç dhe njihet me një vajzë fqinje në qytetin e Elbasanit. Ajo vinte nga Tirana dhe kishte një lidhje jashtëmartesore me Renin, edhe pse ishte 5 vjet më e madhe se ai.

Për familjarët Reni ishte një djalë shumë familjar dhe i dashur me të gjithë. Por ditën e zhdukjes Reni nuk erdhi më në shtëpi, madje fiku edhe telefonin celular. Po atë ditë Reni është parë në një mjet ngjyrë qumështi me ish-të dashurën brenda, në rrethrrotullimin e 1 Majit. Policia nisi kërkimet, por dy miqtë e Renit që u shoqëruan për t’u marrë në pyetje thanë se nuk e kishin parë.

Reni i Elbasanit është shumë i dëgjuar nga publiku. Ai ka publikuar disa këngë në bashkëpunim me këngëtarë e muzikantë të tjerë. Autoritetet shoqëruan edhe ish-të dashurën e këngëtarit, vajzën me iniciale D.D, e cila pati deklaruar në polici se nuk ka asnjë lidhje me zhdukjen e Renatos.

Sot Renato është 25 vjec, ndërsa nëna e Renit, Silvana kërkon e pikëlluar me lot në sy një përgjigje për të birin. Renato u zhduk më 29 qershor të 2014 një muaj para se të lindte vajza e tij, e cila sot është 4 vjeçe.
Shtuar më 14/11/2018, ora 19:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori