Beqiri: Lapidari në Preshevë nuk ëshhtë provokim
Ngritja e tensioneve në Kosovën Lindore nuk lidhet kryekëput më lapidarin e ngritur në Preshevë. Kështu është shprehur në një intervistë për “Zërin” kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Sipas tij, lapidare ka pasur edhe para 28 nëntorit, mirëpo pllaka përkujtimore e ngritur në oborrin e Komunës së Preshevës është vetëm një pretekst që Beogradi zyrtar dëshiron të krijojë tensione në tri komunat e banuara me shqiptarë.

Lapidari në Preshevë është vetëm një pretekst që Serbia dëshiron të involvohet rreth çështjes së veriut të Kosovës. Po ashtu ajo dëshiron ta zhvendosë vëmendjen nga veriu në Luginë....kryeministri Daçiq dëshiron ta ketë nën kontroll situatën në Luginë të Preshevës e cila konsiderohet si element destabilizues i shteti serb”, tha ai. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2013, ora 09:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori