Beqiri i kundërpërgjigjet VV: LDK nuk e mbështet qeverinë
Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri i është kundërpërgjigjur akuzave të Lëvizjes Vetëvendosje, për mungesën e rolit opozitar, për mbështetjen e Qeverisë.

Beqiri i ka quajtur akuzat të pavërteta dhe të paqëndrueshme, duke thënë se me këto veprime Vetëvendosje po i ndihmon keqqeverisjes.

“LDK-ja nuk e mbështet Qeverinë asnjëherë, përkundrazi e kemi kritikuar vazhdimisht. Mirëpo, LDK-ja është parti shtetformuese dhe kur janë në pyetje interesat e shtetit ne dalim në mbrojtje të tyre”, ka deklaruar Beqiri në një intervistë për “Epokën e re”.

Sipas tij LDK-ja në të gjitha format është më e fuqishme se Vetëvendosje. /albeu.com/
Shtuar më 22/06/2013, ora 12:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori