Beqiri: Deklarata e Menduh Thaçit janë skandaloze
Cilësohen skandaloze deklaratat e kreut të Partisë Demokratike Shqiptare(PDSH), Menduh Thaçi, nga Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Galip Beqiri.

Sipas Menduh Thaçit kryeministrat Rama dhe Thaçi në takimin e Prizrenit janë fokusuar vetëm në gjendjen e shqiptarëve në Luginë, duke harruar 1 milion shqiptarë në Maqedoni.

Kreu i PDSH-së mesiguri ka harruar se në Luginë të Preshevës shkelen drastikisht të drejtat e shqiptarëve nga qeveria e Serbisë, përderisa në Maqedoni shqiptarët janë popull shtetformues, ka deklaruar Beqiri për "Zërin".

"Shqiptarët janë udhëheqës në pozita të larta në qeverinë e Maqedonisë, përkatësisht zëvendëskryeministra, ministra e zëvendësministra, ndërsa shqiptarët në Serbi udhëheqin vetëm më dy komuna, përkatësisht me Preshevë dhe Bujanoc", deklaron Beqiri.

Kreu i KNSH-së Galip Beqiri shprehet se shqiptarët në Serbi kanë nevojë më shumë se kurrë për ndihmën e dy qeverive shqiptare, për shkak të diskriminimit që bën qeveria e kryeministrit Ivica Daçiq. Paralelizimi mes pozitës së shqiptarëve në Maqedoni dhe në Serbi është e padrejtë.

Beqiri e ka qyajtur qesharak fondin prej 100 mijë euro për Luginëën dhënë nga kryeministrat Rama dhe Thaçi. Sipas tij ky fond është i pamjaftueshëm për maternitetin në Preshevës.

Qeveritë Rama dhe Thaçi, duhej të krijonin një fond të posaçëm për Luginën e Preshevës, me projekte në infrastrukturë, zhvillim ekonomik, arsim, kulturë, shoqëri civile, etj.

"Kjo formë e krijimit të Fondit është më reale, sepse në këtë mënyrë të gjitha shtetet në rajon i stimulojnë pakicat e tyre kombëtare", shprehet Galip Beqiri. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2014, ora 13:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori