Beogradi thikë me dy presa, përça e sundo shqiptarët
Pëlqej
Deputeti dhe njëkohësisht kryetari i Partisë për Veprim Demokratik Riza Halimi është shprehur se shpallja e zgjedhjeve për këshillat kombëtarë të pakicave nacionale në Serbi, ka nxjerrë në pah përçarjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Halimi tha se është e turpshme që edhe sot, 13 vjet pas luftës, të ndodhë një diskriminim ndaj shqiptarëve të Luginës nga ana e Serbisë.

Halimi thotë se mosgatishmëria e qeverisë serbe për të ofruar zgjidhje për problemet e regjistrimit të shqiptarëve të dëbuar gjatë luftës si dhe azilkërkuesve, por edhe të Shqiptarëve juridikisht të padukshëm ishin arsyet kryesore të bojkotitregjistrimit të popullatës në vitin 2001.

“Në kushte të bojkotit të këtij regjistrimi, kur nuk kishin punuar as komisionet komunale të regjistrimit është e qartë se shënimet e paraqitura me fusnotë për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në raportin zyrtar të Entit statistikor të Serbisë janë të falsifikuara sikur që është i falsifikuar edhe shënimi në bazë të cilit në Serbi jetojnë vetëm 5.809 shqiptarë!”, ka sqaruar Halimi.

Sipas Halimit, politikat që ndjek Serbia po arrijnë ti përçajnë shqiptarët, te diskriminohen dhe te sundohen më lehtë. /albeu.com/


Shtuar më 25/09/2014, ora 11:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori