Beogradi: Serbët në rajon janë të diskriminuar
Pëlqej
Në gjashtë vitet e fundit është vënë re një shkelje e të drejtave politike të serbëve në rajon, e cila ka njohur tendenca rritje sidomos në dy vitet e fundit.

Në këtë përfundim ka arritur raporti i Klubit Progresiv i një organizate jo-qeveritare që ka të bëjë me problemet dhe të drejtat e serbëve në rajon.

Gjithnjë sipas këtij raporti, serbët janë të diskriminuar dhe po përballen me probleme të mprehta, si politike ashtu edhe ekonomike.

Sipas presidentit të Klubit Progresiv, Cedomir Antik, vetë shteti serb po neglizhon shtetasit e tij në rajon.

Antik ka shtuar se kjo është hera e parë që nga viti 1991 që Beogradi nuk ka një ministri, zyrë ose agjenci që të trajtojë serbët jashtë vendit.

Nisur nga raporti në fjalë, serbët nuk gëzojnë të drejta në Slloveni, pasi që nuk kanë statusin e pakicës kombëtare, e ndërsa thuhet se serbët nuk gëzojnë të drejta as në Bosnje dhe Herzegovinë.

Raporti tregon se i vetmi vend ku serbët kanë të drejta të sanksionuara me Kushtetutë është Rumania, por edhe aty serbët janë duke u asimiluar nga dita në ditë. /albeu.com/
Shtuar më 07/08/2014, ora 17:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori