Në takimin e Këshillit të punëve të jashtme, që do të mbahet sot në Bruksel, dhe të martën në atë të Këshillit të punëve të përgjithshme, pritet të përgatitet vendimi përfundimtar për t’i dhënë Serbisë sta
tusin e vendit kandidat.
Këtë vendim në fund të javës do të duhej ta konfirmonin formalisht shefat e shteteve apo qeverive të BE-së në takimin e Këshillit Evropian, sepse vetëm Këshilli Evropian mund të ndajë formalisht sta
tusin e kandi
datit. Në BE tashmë ekziston një ndjenjë gjithëpërfshirëse se Serbia i ka përmbushur të gjitha kriteret për të marrë sta
tusin e kandi
datit dhe se rundi maratonik i dialogut që përfundoi të premten me marrëveshjen mes „Prishtinës dhe Beogradit“ për mënyrën e përdorimit të emrit të Kosovës në nismat rajonale, hoqi edhe dilemat e fundit për këtë.
Se qëllimi kryesor i dialogut ishte që të sigurohej një status i kandi
datit Serbisë, këtë nuk e mohon askush në BE.
Mjafton të shikohen datat se kur është zhvilluar ndonjë takim dhe shihet se pas secilit takim është dashur ndonjë vendim për të avancuar rrugën e Serbisë drejt BE-së. Edhe kësaj radhe takimi u zhvillua nën presion të madh për të arritur marrëveshje, sepse ajo ishte e domosdoshme për dhënien e statusit të kandi
datit Serbisë, shkruan Koha Ditore.
Por në BE qysh tash kanë filluar të jenë kureshtarë se si do të veprojë Serbia pas marrjes së statusit të kandi
datit.
Një prej dilemave rreth së cilës nuk kanë marrë përgjigje të prerë nga Beogradi është se a do të orvatet Serbia të organizojë zgjed
hjet e saj edhe në territorin e Kosovës.
Beogradi është treguar shumë i kujdesshëm dhe nuk do të përmendë kurrfarë vendimi para se të marrë sta
tusin e kandi
datit, sepse nëse cakton zgjed
hjet edhe për territorin e Kosovës (të cilin Kushtetuta e Serbisë e quan territor të Serbisë e ndërmjetësi i BE-së, Robert Cooper, ka thënë se në dialog duhet të respektohet kjo Kushtetutë), do të mund të rrezikonte sta
tusin e kandi
datit. E kur të marrë sta
tusin e kandi
datit Serbia menjëherë pritet të shpallë zgjed
hjet parlamentare dhe ato lokale.
Në BE ka pasur disa përpjekje që Bashkimi Evropian t’i bëjë thirrje formale Serbisë që të mos zhvillojë zgjed
hjet në territorin e Kosovës. Por një kërkesë e tillë nuk ka hasur në mbështetje deri tash. Në BE thonë se duhet kuptuar Serbinë nëse insiston që të zhvillojë zgjed
hjet edhe në territorin e Kosovës. Rreth kësaj ka dallime të mëdha mes shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.
Shtuar më 27/02/2012,
ora 09:53