Beogradi nxjerr përpara gjykatës "kriminelët" serbë të luftës së Kosovës
Pëlqej
Tre ish-luftëtarë serbë, Vladan Krstovic, Lazar Pavlovic dhe Milan Ivanovic janë akuzuar për krime lufte në Kosovë mbi fshatin Ljubenic.

Çështja ndaj tyre ka nisur të hënën në Gjykatën Speciale të kryeqytet serb, Beograd.

Ata akuzohen se kanë vrare 46 shqiptarë etnikë dhe kanë plagosur 11 të tjerë civilë po të etnisë shqiptare në këtë fshat, transmeton BIRN.

Sulmi ndodhi gjatë bombardimeve të NATO-s në Jugosllavi, që synonte t’i jepte fund agresionit të Presidentit Slobodan Milosevic kundër luftëtarëve etnik shqiptarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Trupat e 34 shqiptarëve të masakruar janë gjetur më vonë në një varr masiv në Batajnice.

Katër prej viktimave akoma rezultojnë të humbur.

Prokuroria thotë se të gjithë burrat ishin anëtarë të skuadrës rezervë të Ushtrisë Jugosllave./albeu.com/



Shtuar më 09/09/2014, ora 11:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori