Beogradi s'lejon që të ndryshohet emri i listës unike "Serbija"
Kërkesa e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndryshim të emrit të listës unike të serbëve "Serbija" nuk do të pranohet nga Beogradi.

Madje ky i fundit ka lajmëruar edhe Bashkimin Evropian për mundësin që KQZ-ja mund të mos e e regjitrojë listën unike "Serbija", citon Koha Ditore gazetën beogradase Novosti.

Sipas burimeve të gazetës, pikërisht emri i listës unikeSerbija” ka qenë arsye për shtyrjen e mbledhjes së KQZ-së, që ishte caktuar për të enjten, në të cilën duhet të bëhej verifikimi i listave zgjedhore të dorëzuara në KQZ.

Autoritetet në Serbi kanë paralajmëruar se do të përdorin të gjitha mjetet për të zmbrapsur kundërshtarët e emërtimit të listës unike.

“Emërtimi ‘Serbi’ nuk e prejudikon statusin e Kosovës dhe është në përputhshmëri të plotë me marrëveshjet e Brukselit. As nuk vjen në konsiderim ndryshimi i këtij emri”, citohet të ketë thënë Milovan Drecun, kryetar i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë./albeu.com/
Shtuar më 06/09/2013, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori