Humbja e turpshme ndaj Milanit mund t’i kushtojë Championsin, “plasin” memet në rrjet për Juven (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme Juventusi humbi në shtëpi pas një dekade ndaj Milani.

Nuk mjafton vetëm humbja, ajo që shqetëson më së shumti kampin bardhezi është mënyra së si humbi, loja e zbehtë dhe një mosdëshirë për  të luajtur nga lojtarët.

Një situatë e tillë është pikasur prej kohësh nga tifozët dhe nga drejtuesit, por trajnerit i është dhënë besim për të vazhduar projektin që ka nisur.

Humbja e mbrëmshme mund t’i kushtojë një vend në Champions skuadrës më të titulluar italiane, që do të çonte direkt në një kaos edhe sa i përket të ardhurave të klubit.

Në këto kushte e vetmja lëvizje që ka mbetur në këto 3 ndeshje të fundit është largimi i trajnerit Pirlo i cili pritet të zëvendësohet nga zëvendësi i tij, Tudor.

Në një situatë të tillë, rrjeti nuk e ka kursyer aspak “zonjën e vjetër” duke  e berë “horë” me meme të shumta. /albeu.com/


Shtuar 10.05.2021 11:39

Tags: ,