Edi Rama paguan 21 persona për menaxhimin e Facebook-ut
"Beogradi" në qeverinë e Kosovës
Pëlqej
Në rast se Lista Serbe do të jetë në qeverinë e ardhshme, rrjedhimisht, do kemi "Beogradin" në qeverinë e Kosovës.

Kështu mendojnë analistë të çështjeve politike në vend.

Ata shprehen se Lista Serbe ka vënë disa kushte për të hyrë në qeverinë, kushte të cilat vendosin politikat e Beogradit në Kosovë.

Kushtet e subjektit më të madh politik serb në Kosovë janë bërë tashmë të qarta.

Ata janë, anullimi dhe ndalimi i privatizimit të ndërmarrjeve publike në komunat e banuara nga serbët, krijim të kushteve për rikthim të serbëve, kthimi i pronës për të ndërtuar Kishën Ortodokse dhe më e rëndësishmja, krijimi i asocacionit të komunave serbe.

Njohës të çështjeve politike thonë se në rast se blloqet politike shqiptare nuk arrijnë të marrin 61 votat e duhura dhe lejojnë Listën Serbe në qeveri, atëherë subjekti politik serb do të përforcohej nga vetë shqiptarët. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2014, ora 09:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori