Aventura nga Rosario në Doha: Messi, gjeniu i topit dhe “krijuesi” i futbollit

Pavarësisht tatuazheve dhe mjekrës, Lionel Messi ende duket si një djalë i vogël që i pëlqen të luajë futboll. Kjo është thjeshtësia dhe bukuria me të cilën Messi do të mbahet mend gjithmonë, një djalë me top që mahniti botën me aftësitë dhe përulësinë e tij të mrekullueshme.

Çfarë privilegji ka qenë të shikoje Messin të përmbushë ëndrrën e tij për t’u bërë kampion bote me shokët e skuadrës dhe një komb mirënjohës pranë tij. Dukej se kishte një pashmangshëmri për triumfin e Messit. Pasi dështoi kundër Arabisë Saudite në një ndeshje të fazës së grupeve, Argjentina vendosi të mos dështojë më.

Lojë pas loje, ai e bënte topin për vete, duke sjellë gola me këmbët dhe imagjinatën e tij të mrekullueshme. Dhe pas çdo goli, në një ritual të njohur dhe prekës, Messi tregonte qiellin me një puthje në homaxh ndaj gjyshes, e cila e dinte se, duke pasur mundësi, çudia e vogël munda ta bënte një top të bënte gjëra magjike.

“Futeni atë dhe do të shihni sa mirë luan djali i vogël”, i ka thënë gjyshja e ndjerë e Messit një trajneri skeptik shumë kohë më parë.

Ai djalosh i vogël e ka paguar besimin e saj tek ai shumë herë gjatë shumë viteve në Rosario, Barcelona dhe Parisi. Messi sot ka arritur majat, suksese të jashtëzakonshme, pasuri dhe shumë gjëra të tjera.

Por Messi nuk ka harruar se gjithçka filloi me një fushë, një top dhe një gjyshe me plot shpresa. Ndryshe nga disa të tjerë, ku fama dhe pasuria mbizotërojnë, atë nuk e kanë prekur këto gjëra. Messi ndan gëzimin e tij me të tjerët. Krahët e tij të hapur ftojnë këdo të bashkohet në festë. Ai dëshiron që të gjithë ta përjetojnë ndjesinë e lumturisë së tij.

Ai e bëri këtë gjë përsëri në Katar. Pra, Messi do të mbahet mend edhe për bujarinë e tij. U kujtoi të gjithëve periudhën e rinisë dhe lumturinë që përjetonin. Pasi fitoi Kupën e botës, Messi qëndroi drejt e në një podium të bardhë në pritje për të ngritur trofeun. Emiri i Katarit i ofroi Messit një mantelë arabe, me ar në të.

Messi mori veshjen e cila i dhurohet në shenjë respekti me një tundje me kokë dhe një buzëqeshje. Ai duartrokiti. Messi e kuptoi, ndaloi një çast, dhe e kuptoi që i përkiste botës në atë kohë, në atë vend, në atë moment.

Duke veshur mantelin, Messi gjithashtu përqafoi tolerancën dhe mirëkuptimin që nikoqirët e tij do të bënin mirë ta mbanin mend. Ai hodhi poshtë cinizmin dhe racizmin e parashikueshëm të galerisë së vogël të turneut. “Injoranca” e tyre vetëm sa nënvizoi forcën e njëriut që gjatë gjithë karrierës së tij ka festuar diversitetin që mishëron Kupa e Botës.

Në epërsi me dy gola kundër Holandës në një çerekfinale të zhurmshme u zhduk në një çast. Messi me shokë nuk u dorëzua, dhe kështu fituan gjatë goditjeve të penalltive.

Më pas, kundër një Kroacie kockëfortë, gjeniu Messi ishte në lulëzim të plotë. Vrapimi i tij i paharrueshëm filloi në vijën e kontaktit afër mesfushës. Ai shtyu topin përpara, ndërsa Gvardiol u përpoq ta ndalonte, por më kot, nuk mundej para magjisë së Messit. Kapiteni argjentinas dribloi dhe asistoi një top perfekte i cili u shndërrua në gol. Goli prodhoi një zhurmë, një përzierje habie dhe admirimi, që të rrallë janë ata që mund ta realizojnë. Messi u kthye, me krahët lart, drejt tifozëve të emocionuar dhe të cilët ishin të mahnitur.

Në finale, Franca e frikshme dhe në veçanti, kundër një sulmuesi elegant si Kylian Mbappe. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0, Messi kishte vendosur njërën dorë te kupa që i mungonte prej kohësh. Franca, megjithatë, tregoi guximin e saj. Mbappe shënoi dy herë, duke dërguar një ndeshje tashmë në shtesa. Messi e tregoi edhe një herë veten. Messi shënoi një tjetër gol përpara se Mbappe të përgjigjej përsëri me një gol, duke e dërguar rezultatin në 3-3. Tek penalltitë, kur drama mbaroi, Messi ra në gjunjë, i dërrmuar dhe i lehtësuar para se të përfshihej nga shokët dhe trajneri i tij.

Gjyshja e Messit do të ishte krenare. Ajo do të ishte krenare jo vetëm sepse ai kishte fituar, por për karakterin e tij luftarak dhe për dëshirën e madhe që ai kishte. Me kupën e artë në dorë dhe mantelin e veshur, Messi ngriti kupën në qiell dhe bërtiti nga gëzimi, dhe e gjithë bota gjithashtu.

Udhëtimi i Messit nga Rosario në Doha i kapërcen kufijtë dhe kombësitë. Messi është prova se është e mundur të arrijë majat dhe të ruajë modestinë që fillimiet e tij modeste dhe gjyshja pa dyshim lanë gjurmë tek ai.

Futbolli është një sport global dhe Messi është ambasadori. Disa njerëz e quajnë veten me fat që kanë qenë në gjendje të shikojnë vallëzimin e tij të mrekullueshëm me top, karakterin e tij, modestinë, thjeshtësinë dhe sigurisht, talentin e tij./Përshtati Hergi Llupi


Shtuar 23.12.2022 13:26