Beogradi kundër Vetëvendosjes
Pëlqej
Kryetari i Listës Serbe, Aleksandër Jabllanoviç është shprehur se serbët nuk mund të jenë asesi në një koalicion me partinë e Albin Kurtit.

Ai ka shtuar se kërkojnë kohë në mënyrë që të flitet me Beogradin lidhur me atë se si do të veprohet.

“Pas nënshkrimit të marrëveshjes LDK-AAK-Nisma me Vetëvendosjen, duke e ditur se VV-ja është subjekt që kërkon anulimin e marrëveshjeve të Brukselit me Serbinë, pjesëmarrja jonë në këtë koalicion në këto rrethana të reja është e pamundur. Ne kërkojmë që të kemi konsultime shtesë me Beogradin por edhe me subjektet e tjera relevante politike në Kosovë për të ardhmen tonë”, ka thënë Jabllanoviç.

Partia më e madhe serbe në Kosovë po ashtu ka kërkuar që të shtyhet seanca konstetuive, me qëllim që të komunikojë me Beogradin zyrtar.

Megjithatë, edhe këto fjalë të thëna nga ana e Jabllanoviç ka shumë mundësi të jenë fjalë që vijnë nga "lart", pra nga Serbia, për shkak se Lista Serbe është dëshmuar se jo rrallë herë "urdhërat" i merr nga kryeqyteti serb. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014, ora 16:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori