Beogradi: Kosova nuk e nënshkroi MSA-në si shtet
Marko Djuriç
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar se Kosova ka nënshkruar MSA-në në një formë ndryshe në krahasim me shtetet tjera që kanë nisur rrugën për integrim në BE

Ai iu tha meiave ruse se, këtë dokument Kosova e ka nënshkruar si palë juridike dhe, jo si shtet, transmeton lajmi.net.

Gjuriç ka vlerësuar se nënshkrimi i kësaj marrëveshje mes BE-së dhe Kosovës, nuk nënkupton se Serbia ka pranuar pavarësinë e kësaj të fundit.

"Vetë fakti që me Kosovën kjo marrëveshje ka qasje tjetër në krahasim me shtetet e tjera, të cilat janë bërë shtete kandidate apo që kanë lidhur marrëdhënie me BE-në, flet se Kosova nuk është shtet", ka thënë Marko Gjuriç. /albeu.com/
Shtuar më 27/10/2015, ora 17:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori