Beogradi jep alarmin: Kosova po përgatit sulm në Veri
Agjencia serbe e lajmeve "Tanjug", duke iu referuar shkrimit të "Deutsche Welle", e cila raportoi se takimi i mbrëmshëmBruksel mes Prishtinës dhe Beogradit ka dështuar, thotë se ka dyshime se Prishtina zyrtare po përgatitet të sulmojë serbët në veri të Kosovës.

"Tanjug" ka shkruar edhe për takimin e mbrëmshëmBruksel, duke thënë se pjesmarrësit e takimit të mbrëmshëmBruksel kanë respektuar marrëveshjen me përfaqësuesen e lartë Frederica Mogerini që të mos japin deklarata për media.

"E vetmja gjë që dihet, është ajo se darka e punës në mes të palës serbe dhe asaj kosovare nuk ka zgjatur shumë. Ndërsa takimi në mes të përfaqësueses për politikë të jashtme të BE'së, Federica Mogherini palës serbe ka zgjatur më shumë se dy orë", shkruan "Tanjug".

Sot kryeministri i Shqipërisë ishte në një takim në Kosovë ku ka folur për situatën në vend dhe për arrestimin e Haradinajt, duke qenë se gjykata do japë vendimin javën e ardhshme, ndësa kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, ka paralajmëruar për një takim urgjent me serbët e Kosovës që do të zhvillohet sot rreth orës 17:00 në Rashkë, qytet afër kufirit me Kosovën.
Shtuar më 02/02/2017, ora 16:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori