Beogradi i përgjigjet Thaçit: Do të arrestohesh nëse vjen në Serbi
Autoritete serbe iu kthejnë përgjigje organeve të Kosovës së zëvendëskryeministri dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili do të arrestohet nëse më 24 prill shkon në Beograd, transmeton beta.

"Shteti në rast të ardhjes së Ministrit të Jashtëm të Kosovës Hashim Thaçi në Beograd, do të veprojë sipas ligjit", deklaron kryeministri serb Aleksandar Vuçiq.

Siç theksohet, Thaçi do të arrestohet sepse kundër tij ekziston aktgjykimi i plotfuqishëm e në bazë të tij edhe fletë arresti. Thaçi është dënuar në vitin 1997 nga gjykata serbe me 10 vjet burgim për shkak të "terrorizmit". /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2015, ora 15:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori