Lampard i mërzitur me barazimin ndaj Licesterit: Chelsea nuk është favorit për top 4

Chelsea nuk shkoi më shumë se barazimi përballë një skuadre shumë të fortë si Licester City.

Chelsea arriti të kishte avantazhin i pari por nuk ja doli ta mbante deri në fund, ndaj edhe Lampard shprehet i dëshpëruar.

“Ne nuk ishim favoritët në fillim të sezonit. Pak njerëz besuan se kemi mundësi për top katërshen dhe unë e kuptoj pse, dhe me gjasë situata qëndron njësoj” ka thënë Lampard.

“Ne erdhem te Leicester, skuadër për të cilën po flasin të gjithë dhe morëm një pikë. Ne do të vazhdojmë” ka shtuar anglezi.

Chelsea aktualisht ka 41 pikë në vendin e katërt në tabelë, por me ecurinë e ndeshjeve të fundit ky pozicion duket i pasigurtë. /albeu.com/


Shtuar 1.02.2020 20:25