Topi në fushën e Barcelonës, Dembele merr vendimin për të ardhmen

Ousmane Dembele më në fund ka marrë një vendim mbi të ardhmen e tij, në një moment kur negociatat me Barcelonën janë të ngrira.

Francezi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga kërkesat e tij dhe në rast se Barcelona nuk i përmbush ai do të largohet me kosto zero në fundin e sezonit.

24-vjeçari nuk do të pranojë asnjë ofertë që mund t’i vijë klubit katalas gjatë mërkatos së janarit, duke lënë kështu vetëm dy opsione. r.t/albeu.com


Shtuar 12.01.2022 10:47