Beogradi do AKS në Kosovë, por jo AKSH në Luginë
Kryetari i Këshillit për Kosovë, në Kuvendin e Serbisë, Millovan Drecun deklaroi se është ekstrem dhe i papranueshëm paralajmërimi për formimin e AsociacionitKomunave Shqiptare (në Serbi) dhe se nuk mund të bëhet kurrfarë paraleleje me Ascociacioni /Bashkësinë e Komunave Serbe (në Kosovë).

Përmes një deklarate të dhënë për ditarin e RTS-së, Drecun, ka thënë se është e papranueshme të paralajmërohet formimi i çfarëdo asociacioni komunash shqiptare, madje këtë ta paralajmërosh përmes medieve dhe pa marrëveshje paraprake me organet kompetente shtetërore.

Ai theksoi se politikanët nga jugu i shtetit janë vetëm pengje interesash të Prishtinës dhe shtoi se paralajmërimi i AsociacionitKomunave Shqiptare po bëhet në marrëveshje me Tiranën, transmeton koha.net.

Gjithashtu Drecun theksoi se shqiptarët në Serbi kanë të gjitha të drejtat sipas Kushtetutës dhe shtoi se në planin ekonomik duhet të punohet për përparimin e pozitës si të shqiptarëve edhe të serbëve.

Sipas fjalëve të tij, paralajmërimi i formimit të AsociacionitKomunave Shqiptare (AKSH) ka lidhje me zgjedhjet në Medvegjë, të planifikuara për të dielën, por konsideron se këtë problem s’duhet parë si diçka afatshkurtër.

“Qëllim kryesor është internacionalizimi i çështjes së Luginës së Preshevës, të del në skenë pala shqiptare dhe të bëhet faktor i rëndësishëm i mbështetjes së politikës që bën Hashim Thaçi, por edhe që në këtë mënyrë të ndikohet në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit”, konsideron Drecun. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2015, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori