Beogradi bllokon gjykimet për krimet e luftës në Tërrnje
Pëlqej
Beogradi zyrtar ka mbyllur një cështje që ka të bëjë me krimet e luftës në Kosovë.

Familjet e viktimave të fshatit Tërrnje të komunës së Suharekës, e kanë informuar gjyqtaren MirjanaIliç, kryetare e Departamentit për krime të luftës në Beograd, njëherazi kryetare e Trupit gjykues në lëndën kundër oficerëve Rajko Kozlina dhe Pavle Gavrilloviçit, për vrasjen e 27 grave, fëmijëve dhe pleqve në datën 25 mars të vitit 1999.

Mirëpo, procedura për gjykim është ndalur dhe kjo për shkak se gjykata serbe ka marrë vendimin të përjashtojë përfaqësuesit e të dëmtuarve nga Kosova, me arsyetimin se ata nuk kanë qenë të regjistruar në Odën e Avokatëve të Serbisë.

FDH Kosovë i bënë ftesë gjyqtares Iliç që ta anulojë vendimin e saj dhe që të mundësojë që gjykimi për kryerësit e krimeve të rënda të fillojë me anë të pjesëmarrjes së dëshmitarëve të krimit dhe të anëtarëve të familjeve të viktimave./albeu.com/
Shtuar më 05/08/2014, ora 15:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori