Beograd, çfarë do të diskutojnë sot deputetët e Kosovës dhe Serbisë?
Do të mbahet sot në Beograd, nën organizimin e OJQ-së amerikane Këshilli për Qeverisje Gjithëpërfshirëse (Council for Inclusive Governance), takimi i quajtur "Kuvendi i Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve".

Nga Prishtina kanë udhëtuar 14 deputetë të Kuvendit të Kosovës për të marrë pjesë në këtë debat. Ata janë përfaqësues të të gjitha subjekteve politike parlamentare.

Deputetët shqiptarë do të përballen gjithashtu me deputetë nga të gjitha grupet parlamentare në Kuvendin e Serbisë, transmeton lajmi.net.

Konferenca do të ndahet në dy pjesë: në të parën do të do diskutohet për rolin e kuvendeve të Kosovës dhe Serbisë në zbatimin e marrëveshjes nga të dyja palët, ndërsa, pjesa e dytë do t’i kushtohet rolit të kuvendit për një kontroll më efikase të qeverisë.

Shtuar më 25/04/2015, ora 09:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori