Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se sot duke filluar nga ora 07:00, do të ketë grevë 24 orëshe në të gjitha institucionet shëndetësore të vendit.
Kërkesat e grevistëve janë kalimi i Ligjit mbi pagat, duke u
bazuar në amendamentet e FSSHK-së apo Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, si dhe të fillojë menjëherë implementimi i ligjit.
Njëherësh, FSSHK kërkon mirëkuptim nga popullata për rastet jo-emergjente dhe apelon që
greva të ketë përkrahjen e institucioneve shëndetësorë private.
FSSHK njofton se
greva organizohet duke u
bazuar në vendimin e Këshillit Drejtues të datës 20.12.2018.
Shtuar më 26/12/2018,
ora 07:43