Shpërthen bombula e gazit në Fier, “shkrumbohet” nga flakët banesa në katin e 3 të pallatit

Një bombol gazi ka shpërthyer pasditen e sotme në Fier. Mësohet se një banesë në katin e tretë të një pallati ka marrë flakë për shkak të shpërthimit të bombolës.

Shpërthimi i bombolës ka shkakruar dëme të shumta materiale, ndërkohë që mësohet se fatmirësisht nuk ka të lënduar nga shpërthimi.

Në vendngjarje kanë shkuar autoritetet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.