Në vazhdën e takimeve me drejtues të lartë të Parlamentit Evropian dhe të shtetit
belg, në Bruksel,
kryetari i
Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri
Veseli, ka takuar kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Belgjikës, Siegfried Bracke.
Gjatë këtij takimi të ngrohtë e miqësor, presidenti i Parlamentit
belg shprehu dëshirën për thellimin e bashkëpunimit midis dy parlamenteve, intensifikimin e marrëdhënieve ndërparlamentare dhe njëkohësisht, shprehu gatishmërinë për mbështetjen e Kosovës në proceset e saj zhvillimore dhe integruese.
Nga ana e tij,
kryetari i
Kuvendit të Kosovës e informoi kryeparlamentarin
belg për zhvillimet në Kosovë dhe në
Kuvendin e saj në veçanti, me fokus në agjendën evropiane si prioritet nacional. Bashkëbiseduesit u dakorduan që bashkëpunimi ndërparlamentar të marrë dinamikën e duhur, në veçanti paraqet interes për
Kuvendin e Kosovës që angazhohet maksimalisht në procesin euro-integrues.
Më pas, kryeparlamentari
Veseli është pritur në një takim të veçantë edhe nga presidenti i social-demokrateve në Parlamentin Evropian, Gianni Pittella.
Pittella ripotencoi faktin se grupi i tyre e njeh pavarësinë e Kosovës dhe ka mbështetur rezolutat për Kosovën. Ai shprehu gatishmërinë dhe interesimin për të forcuar bashkëpunimin me
Kuvendin e Kosovës.
Kryeparlamentari
Veseli, ndërkaq, e falënderoi kreun e social-demokratëve evropianë për përkrahjen e vazhdueshme që ky grup po i jep shtetit të Kosovës dhe perspektivës evropiane të saj.
Gjatë takimit,
kryetari i
Kuvendit, Kadri
Veseli dhe
kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Enver Hoxhaj, nënshkruan peticionin për rritjen e fondeve në përkrahje të të rinjve në zonat e konfliktit, thuhet në njoftim. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2016,
ora 10:05