Bekim Jashari shpërthen në akuza kundër ish-qeverisjes së Sami Lushtakut
Kryetari i komunës së Skenderajit, Bekim Jashari ka mbajtur konferencë për media lidhur me dështimin e seancës së planifikuar të mbahet gjatë javës së kaluar.

Ai në këtë konferencë ka thënë se duhet që vota e qytetarëve të ketë fuqi, kurse ka shtuar se kundërshtarët politik po mundohen që ta bllokojnë.

“Besimit që na kanë dhënë qytetarët. Ju boj apel qytetar të dashur, fuqia juaj për votën e juaj është e madhe. Unë mjaftë kam duruar deri sot . i ka ardhur fundi që me çdo kusht me blloku Bekim Jasharin. Nuk janë duke e lënë asnjë formë të mundshme pa e shfrytëzu për interesangushta të tyre.”

Ai ka folur për pa rregulluesit e qeverisjes së kaluar, duke filluar me pronat e uzurpuara e deri te keqpërdorimi i veturave zyrtare. Sipas tij të gjithë do të përballen me drejtësinë, shkruan Indeksonline.

“Kush ka interesangushta në këtë vend, vetdisojuni dhe kuptoni se kush ka interesangushta në këtë vend. Drejtësia ka mu marr me të gjitha pronat që janë uzurpua. Po ja u jap një rast, kerrin zyrtar të kryetarit të komunës, Sami Lushtaku deri me 11 dhjetor e kam marrë me dy goma te dimrit dhe verës kur e kemi shiku se pse tha para një muj dit i kemi ngjit katër por deri në at nivel janë shku edhe gomat me i marrë” ka thënë Bekim Jashari.

Ndryshe, javën e kaluar asamblistë e Partisë Demokratike të Kosovës kanë lëshuar seancën.
Shtuar më 06/02/2018, ora 12:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori