Bekim Çollaku: Kosova, kurrë peng i Serbisë
Ministri i Integrimeve Evropiane Bekim Çollaku i është kundërpërgjigjur Ivica Daçiçit për deklaratat e tij se Kosova nuk do të bëhet asnjëherë pjesë e OSBE-së.

Çollaku tha se Kosova është e pavarur dhe kurrë nuk do të mbetet peng i Serbisë.

Ja çfarë shkruan Bekim Çollaku

Serbia ka shpalosur programin e saj si kryesuese e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE). Në rrethana normale, ky do duhej të ishte një lajm pozitiv për gjithë rajonin. Fatkeqësisht, ende nuk ndodh kështu për shkak se Serbia ende nuk po arrin të mësohet me realitetin e ri, me Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

Është për keqardhje deklarata e ministrit Dacic se Serbia nuk do të lejoj pjesëmarrjen e Kosovës dhe anëtarësimin e tonë në ketë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare. Kjo sjellje jodemokratke dhe joeueropiane është në kundërshtim të plotë me vet synimet e OSBE'së, është në kundërshtim me obligimet e Serbisë që dalin nga marrëveshja e 19 prillit 2013 për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe nuk i shërben fare stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë në rajon.

Kjo praktikë e keqe që është në kundërshtim me interesat strategjike për stabilitet dhe bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë duhet të marrë fund. Kosova nuk do të mbetet peng i pengesave të vazhdueshme që vinë nga Serbia në kuadër të anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare./albeu.com/



Shtuar më 15/01/2015, ora 19:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori