Beka tregon zhvillime të reja për sulmin ndaj Zogajt
Kryeprokurori i Prishtinës Imer Beka u shpreh sot se së shpejti do të dilet me rezultate konkrete në lidhje me sulmin ndaj drejtoritburgjeve.

Beka tha se hetimet kanë avancuar në lidhje me sulmin ndaj drejtoritburgjeve Sokol Zogaj.

“Posaçërisht jena marrë me rastin e drejtoritburgjeve me të cilin rast kemi ba shumë veprime hetimore dhe kemi qenë jashtëzakonisht efikas. Rasti është tu zhvillu, veç e kemi identifiku situatën dhe besoj se së shpejti dhe do të ketë edhe veprime tjera që e plotësojnë këtë rast”, tha Beka.

Drejtori i burgjeve Sokol Zogaj u sulmua fizikisht në mëngjesin e 16 gushtit para banesës së tij në Prishtinë. /albeu.com/


Shtuar më 02/09/2017, ora 20:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori