Behgjet Pacolli përpjekje për lirimin e pilotit Berisha
Zëvendëskryeministri i parë Behgjet Pacolli është duke vazhduar përpjekjet për lirimin e pilotit kosovar, James Berisha.

Përmes një komunikatë nga zyra e tij bëhet e ditur se pas takimit me presidentin e Eritreas në Nju Jork, dhe këshilltarin e presidentit, i cili erdhi në Prishtinë, zëvendëskryeministri Pacolli është duke planifikuar një udhëtim në këtë shtet afrikan, për të përmbushur misionin e lirimit të Berishës.

Qeveria përmes kësaj komunikate, siguron familjen e pilotit Berisha se në një të ardhme shumë të afërt, se James Berisha do t''i kthehet familjes.

Shtuar më 02/11/2011, ora 13:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori