Behgjet Pacolli: Kosova, fuqishëm në axhendën e Donald Trumpit
Kryetari Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli thotë se Kosova doi tw hyjw fuqishwm nw agjendën dhe planet e Presidentit Trump.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli thotë se në raportin e Sekretarit të mbrojtjes së SHBA James Mattis drejtuar senatit, mund të shihet vendosmëria e administratës së presidentit Trump për ta mbrojtur Kosovën.

Postimi i plotë i Pacollit:

“Të dashur miq .

Ashtu siq ju kam thënë, Kosova mund të ndihēt komode me Presidentin e ri të ShBA Donald Trump.

Siç mund ta shihni edhe në raportin e sekretarit të mbrojtjes së SHBA James Mattis drejtuar senatit, Kosova fuqishëm hyn në agjendën dhe planet e Presidentit Trump. Madje në këtë raport mund ta shihni vendosmërinë e administratës së presidentit Trump për ta mbrojtur Kosovën në çdo aspekt. Presidenti Trump do të sjell efekte pozitive edhe në krijimin e mundesive që Kosova të drejtohët nga një qeveri profesionale, konkrete, qeveri e rezultateve e qeveri e pakorruptuar.

Po e ripërsëris edhe njëherë: Donald Trump do të jetë njëri ndër presidentët më të mirë të SHBA dhe do të sjellë shpresë për vendet tjera të botës” (sic.), ka shkruar Pacolli.
Shtuar më 28/01/2017, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori