Behgjet Pacolli ftohet në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trumpit
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pranuar ftesën zyrtare për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në inaugurimin e presiedntit të ri të SHBA-ve, Donald Trump.

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli do të jetë i pranishëm në ceremoninë zyrtare më 20 janar në Uashington ku Trumpi betohet si presidenti i 54-të i SHBA-ve, transmeton "lajmi.net".

Në këtë ceremoni kryesore pritet të marrin pjesë rreth 900 mysafirë, liderë dhe politikanë nga e gjithë bota. /albeu.com/

Shtuar më 06/01/2017, ora 14:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori