Bëhet thirrje për rrëzimin e qeverisë Haradinaj
Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një adresim të gjatë të vetin, ka ftuar të gjithë deputetët opozitarë dhe qytetarët e vendit që me aksione e veprime të përbashkëta, t’ia bëjnë sa më të shkurtër jetën kësaj qeverie Frankenshtajne, siç e ka quajtur ai.

Ai paraprakisht e ka akuzuar koalicionin PAN e në veçanti programin qeverisës të kryeministrit Haradinaj.

“Parimet qeverisëse në 12 faqe, të cilat mëtojnë të jenë program qeveritar për 4 vitet e ardhshme, është hartim i dobët i shkruar nga studentë e nxënës me nivel mesatar. Si i tillë ai nuk është fare program qeverisës”, ka thënë ai.


Shtuar më 02/10/2017, ora 14:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori