Bëhet autopsia, çfarë u gjet në trupin e Ivanoviçit
Pëlqej
Autopsia për kryetarin e Iniciativës Qytetare SPD, Oliver Ivanoviq, i vrarë sot në Mitrovicën e Veriut, ka përfunduar para pak çastesh.
Kallxo.com shkruan se në trupin e tij ekspertët mjekoligjorë kanë gjetur gjashtë predha të një arme të vogël.

Autopsia është kryer nga mjekoligjorët e Kosovës në rajonin e Mitrovicës.

Më herët gjatë ditës, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Shyqri Syla, konfirmoi se dy prokurorë nga kjo prokurori kanë nisur hetimet për vrasjen e liderit të serbëve të Kosovës.
Shtuar më 16/01/2018, ora 18:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori