Sot e njeh gjithë bota, e famshmja shqiptare 28 vite më parë, prezanton krenare gjyshen e saj (FOTO LAJM)

Bebe Rexha është një nga këngëtaret më të dashura dhe shumë e famshme në të gjithë botën. Ajo shpesh na tregon se është krenare për origjinën e saj shqiptare, ku nuk nguron ta thotë sa herë që i vjen mundësia.

Jo rallë herë ajo i tregon botës foto nga fëmijëria me te afërmit e saj ne vendlindje. Në foton në fjalë, Bebe Rexha është vetë 4 vjeç ku shihet me gjyshen e saj në Gostivat të Maqedonisë.

Jo vetëm krenare, por Bebe Rexha ndjen edhe mjaft dashuri për vendin e saj dhe këtë e tregoi kur Shqipëria ndodhej në ditët më të vështira të përballjes me tërmetin.

Ajo u treguas e gatshme dhe fluturoi menjëherë për një vizitë në vendin e saj ku dhuroi edhe parash për dy familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Bebe dhuroi edhe dy projektet arkitekturore të banesave të familjes në fshatin Bubq dhe në fshatin Bizë, ndërkaq nuk ngurroi edhe të vizitonte nga afër këto familje.