Bedri Hamza, i pari në garën për kreun e BQK-së
Ish-ministri i Financave, Bedri Hamza është renditur i pari në klasifikim sa i përket pikëve të marra në intervistimin për garën e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës(BQK).

Sipas gazetës “Zëri” pas Hamzës, i dyti në listë me më shumë pikë është guvernatori aktual, Gani Gërguri, ndërsa i treti zëvendësguvernatori, Nexhat Kryeziu.

Pas intervistimit të shtatë kandidatëve në garë për guvernator, paneli ka dërguar në Polici emrat e tre kandidatëve të vlerësuar maksimalisht për guvernator për ta bërë verifikimin e historikut të tyre.


“Pas përfundimit të intervistimit është bërë edhe verifikimi i historikut të tyre dhe tash emrat e dy apo tre kandidatëve me më shumë pikë do t’i dërgohen Qeverisë dhe Kuvendit për aprovim”, bën të ditur burimi i “Zëri-t”.

Në konkursin e shpallur për guvernator të BQK-së kanë konkurruar shtatë kandidatë: Bedri Hamza , Valentin Toçi, Xhemajl Gashi, Gani Gërguri, Flamur Keqa dhe Nexhat Kryeziu. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2013, ora 09:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori