BE: Zbatoni marrëveshjen e arritur
Bashkimi Evropian i ka dërguar porosi Kosovës, Serbisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, në të cilën theksohet domosdoshmëria e respektimit në tërësi të marrëveshjes ndërmket Prishtinës dhe Beogradit për përfaqësimin rajonal të Kosovës, ka thënë një zyrtar i lartë diplomatik i BE-së në Bruksel, raportojnë mediat serbe.

“Porosia shumë e qartë që marrëveshja duhet të respektohet, i është dërguar të gjitha palëve”, citohet të ketë thënë zyrtari i BE-së.

Sipas mediave serbe ai ka thënë se është absolutisht në interes të të gjitha palëve dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, që marrëveshja e Brukselit të respektohet dhe të zbatohet.

Zyrtar i lartë, ka theksuar se marrëveshja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për përfaqësimin rajonal të Kosovës është plotësisht i qartë dhe zyrtarisht botuar.
Ai ka thënë se autoritetet në Beograd kanë gabuar që kanë braktisur takimet në të cilat Kosova nuk u paraqit sipas marrëveshjes.
Shtuar më 20/03/2012, ora 17:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori