BE: Të vazhdohet dialogu me Serbinë
Pëlqej
Bashkimi Evropian thotë se ka vëzhguar me kujdes mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë dhe është shprehur i kënaqur për nga performanca me të cilën ata janë mbajtur.

“Ne vazhdojmë që me vendosmëri t’i përmbahemi parimit që të mos ndërhyjmë në këto procese, që janë çështje te brendshme te Kosovës dhe që duhet të adresohen e të zgjidhen nga përfaqësuesit e zgjedhur të Kosovës”, thuhet nga zyra e BE-së në Prishtinë.

Zyra e BE-së vlerëson më tej se Kosova duhet të vazhdojë dialogun me Serbinë, si një proces që e demokratizon shtetin.

"Ne e përsërisim rëndësinë e madhe të vazhdimit të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, në nivel politik e teknik, në mënyrë konstruktive dhe të orientuar në rezultate, duke çuar në normalizim të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Serbinë. Ky përkushtim, siç është theksuar qartë në Marrëveshjen për Stabilizim Asociim të inicializuar së fundmi, ka ndikim të drejtëpërdrejtë në rrugën evropiane të Kosovë dhe kësisoj është në interesin vital të Kosovës”, citohet të thuhet nga BE-ja.

Në Deklaratën e Përbashkët të Shefit të BE’së në Kosovë dhe të Ambsadorëve të BE’së thuhet se ata presin që Qeveria e ardhshme e Kosovës të vazhdojë të implementojë marrëveshjet si dhe të përkushtohet dhe angazhohet për ta çuar normalizimin përpara. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014, ora 15:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori