Mënyra fare e thjeshtë si mund t’i ndihmoni fëmijët të hedhin hapat e parë

Foshnjat i hedhin hapat e parë të pavarur nga 9-15 muajsh, por ka dallime të mëdha nga fëmija në fëmijë dhe kjo është arsyeja pse nuk duhet të stresoheni dhe ta krahasoni fëmijën tuaj me të tjerët.

Foshnjat, thonë pediatrit, mund të qëndrojnë në çdo fazë për periudha të ndryshme kohore dhe nuk duhet t’i shtyni ata të lëvizin shpejt nga një fazë në tjetrën. Ju i ndihmoni ata në mënyrë më efektive nëse jeni aty me ta dhe i inkurajoni që të mos zhgënjehen.

Fëmija juaj ndoshta do të ketë filluar të lëvizë i mbështetur nga mobiljet në mobilie deri në moshën një vjeçare, ndërsa rrëshqet krahët përgjatë mobilieve dhe rreshton këmbët me pjesën tjetër të trupit.


Shtuar 29.06.2023 23:01

Tags: ,