Raul apo Allegri? Kë preferojnë tifozët (FOTO LAJM)

Edhe pse trajneri Massimiliano Allegri shihet si favoriti për të zëvendësuar Zinedine Zidane, tifozët e kanë votuar trajnerin Raul Gonzalez si kandidati ideal për t’u bërë trajner i ardhshëm.

Me shumë se 150 mijë persona kanë votuar në sondazhin e medias spanjolle Marca, derisa 57 për qind preferuan trajnerin e Real Madrid Castilla që ta zëvendësojë Zidanen, transmeton lajmi.net.

Joachim Low që gjithashtu është në listën e Florentino Perez u votua me 17 për qind.

Derisa, vetëm 10 për qind votuan për Allegrin, që nuk ka qenë në stolin e asnjë skuadre që nga maji i vitit 2019, kur u largua nga Juventus.

Pasuesi i Zidanes ende nuk është bërë publik, por tekniku italian dhe Raul janë dy favoritët.

Raul ka treguar potencialin gjatë punës te ekipi B dhe do ishte i lumtur të ishte pasuesi i Zidanes.

Ndërsa, sa i përket Allegrit, ai gjithashtu është duke pritur telefonatën e Florentino Perez, derisa ka pasur edhe takim me klubin spanjoll.


Shtuar 17.05.2021 19:18