Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Vojisllav
Koshtunica, ka deklaruar se Bashkimi Evropian po “përpiqet ta rrëmbejë Kosovën nga Serbia”. Sipas Koshtunicës, BE po e “shantazhon direkt Serbinë”, duke e kushtëzuar dhënien e kandidaturës “me vendosjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore, përkatësisht të marrëdhënieve ndërshtetërore me Kosovën”, njofton KI.
“Po kërkojnë edhe heqjen e institucioneve tona shtetërore në Kosovë, të cilat Berukseli i quan paralele. Mos vallë në interesin e Serbisë është që të bëhet bashkëpjesëmarrëse në krijimin e Kosovës së pavarur”?, ka pyetur
Koshtunica në intervistën dhënë gazetës “Veçernje novosti”.
Koshtunica ka thënë se pas zgjedhjeve të ardhshme në Serbi, qeveria e re duhet të shpallë neutralitet politik dhe ushtarak. “Kjo domethënë vënia e pikës mbi politikën e gjertanishme shtetërore, e cila ka pasur si qëllim anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian”, ka thënë
Koshtunica, duke thënë: “Kush e do Evropën nuk mundet me ne”.
Shtuar më 07/02/2012,
ora 23:36