BE monitoron zgjedhjet në Kosovë
Pëlqej
Brukseli do të monitorojë procesin zgjedhor të 3 nëntorit në Kosovë. Këtë e ka rikonfirmuar ambasadori i Britanisë së Madhe, Ian Cliff në konferencën e përbashkët me organizatat e shoqërisë civile.

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile do të ketë 1 mijë e 600 vëzhgues. Për këtë qëllim është vënë në dispozicion edhe numri i telefonit 500-088 nga të gjithë operatorët, ku qytetarët mund të denoncojnë parregullsitë që mund të hasen gjatë votimit. “Këto janë zgjedhje shumë të rëndësishme për Kosovën dhe të ardhmen e saj. Bashkësia ndërkombëtare nuk do të mbyllë sytë para parregullsive, madje, do të kemi edhe një delegacion të BE-së, diçka e pazakontë sepse blloku nuk monitoron zgjedhjet lokale dhe mendoj se tregon rëndësinë e madhe të këtij procesi”,-tha ambasadori britanik.

Ndërkaq, ambasadori norvegjez Jan Braathu u ka bërë thirrje qytetarëve që të përmbushin obligimin e tyre qytetar dhe të dalin në votim më 3 nëntor.
Shtuar më 02/10/2013, ora 14:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori