BE miraton Udhërrëfyesin për Liberalizimin e Vizave
Bashkimi Europian ka miratuar Udhërrëfyesin për Liberalizimin e Vizave i cili përmban një sërë kushtesh që institucionet e Kosovës duhet t’i plotësojnë në mënyrë që kosovarët të lëvizin pa viza në Zonën Schengen. Lajmi është bërë i ditur nga Komisionerja për Çështje të Brendshme e Unionit, Cecilia Malmstrom.

“Jam shume e lumtur që sot u miratua Udhërrëfyesi për Liberalizimin e vizave për Kosovën. Ky është një hap i rëndësishëm”, ka shkruar Malmstrom në rrjetin social, Twitter. Ndërsa ende nuk dihet saktësisht se kur do t’iu dorëzohet Udhërrëfyesi autoriteteve kosovare. /albeu.com/
Shtuar më 30/05/2012, ora 17:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori