BE me deklaratë befasuese: Nuk kemi shumë dijeni për bisedimet e kufijve
Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, David McAllister, ka thënë se Bashkimi Evropian është në dijeni për debatin që po zhvillohet rreth idesë për ndryshimkufijve, si zgjidhje e mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Çdo lloj marrëveshje duhet të rregullohet reciprokisht në mes dy palëve dhe duhet të kontribuojë në stabilitetin rajonal dhe duhet të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, ka thënë McAllister.

Megjithatë, zyrtari i lartë i BE-së i cili po qëndron në Beograd për një vizitë zyrtare së bashku me një delegacion të gjerë, ka thënë se BE-ja nuk është e përfshirë në mënyrë aktive në debatin për ndryshimkufijve.
Shtuar më 28/02/2019, ora 11:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori