BE mbështet luftën kundër krimit në Kosovë
Bashkimi Evropian mbështet luftën pa kompromis kundër krimitorganizuar dhe korrupsionit.

Kjo, pasi është nënshkruar marrëveshja në mes të Prokurorit të Shtetit, Policisë së Kosovës dhe Projektit të BE-së "Forcimi i kapaciteteve hetuese penale, kundër krimitorganizuar dhe korrupsionit", për mbështetjen e Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës në luftë kundër krimitorganizuar dhe korrupsionit.

Kjo marrëveshje është nënshkruar nga Zëvendës Kryeprokurorja e Prokurorit të Shtetit, Laura Pula, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës për Operativë, Naim Rexha dhe Niels Stransky, udhëheqës i projektit.

Projekti parasheh një kornizë të qartë bashkëpunimi mes Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë së Shtetit./albeu.com /
Shtuar më 01/10/2014, ora 11:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori