BE mandaton EULEX-in t'i ndjekë penalisht politikanët e dyshuar për krime lufte
Pëlqej
Bashkimi Evropian ka mandatuar misionin e vet në Kosovë EULEX që të merret edhe me rastet që mund te procesohen për gjykim jashtë territorit të vendit, njofton RTK.

Në takimin ministror, shefët e diplomacisë evropiane morën vendim që EULEX t’i ipet mandat për të mbështetur rivendosjen e proceseve gjyqësore që do të rezultojnë nga hetimet e Task Forcës speciale të cilën e udhëhoqi prokurori amerikan Clint Williamson.

Rrjedhimisht, me vendimin e sotëm hapen rrugët edhe për krijimin e Tribnunalit, ku sipas paralajmërimeve do zhvillohen gjykimet në lidhje me krimet që janë kryer sipas aludimeve të senatorit Dick Marty.

Tani për themelimin e kësaj gjykate pritet edhe formimi i institucioneve të Kosovës të cilat duhet të sigurojnë edhe mbështetjen e Parlamentit për këtë Tribunal.

Pos mandatit që të veprojë edhe jashtë Kosovës, EULEX-i misioni më i madh i Bashkimit Evropian, ka marrë edhe mbështetje financiare e cila do vlejë deri në verën e vitit që vjen.

Kështu ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian kanë ndarë 55.82 milion euro për të mbuluar të gjitha aktivitetet e EULEX-it për periudhën deri më 14 qershor të vitit e të vitit që vjen.

Misioni i EULEX-it është misioni më i madh dhe më i shtrenjtë që ka pasur deri me tash BE.

Zyrtarët evropianë tërheqin vërejtjen se në të ardhmen, ky mision duhet të ketë sa më shumë rol mbikëqyrës dhe këshillues ndërsa kompetencat do të duhej të kalonin tek autoritetet e Kosovës.

Sidoqë të jetë, EULEX-i do të vazhdoj të ketë fuqi ekzekutive në rastet e disa krimeve të nivelit të lartë.
Shtuar më 29/09/2014, ora 20:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori