BE: Le ti udhëheqë Vetëvendosje bisedimet me Serbinë
Pëlqej
Bashkimi Evropian nuk ka asgjë kundër që bisedimet e ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë ti udhëheqë Lëvizja Vetëvendosje.

Përfaqësues të BE-së kanë thënë se nuk kanë asgjë kundër partisë së Albin Kurtit, shkruan Danas, transmeton Koha.net.

"Bisedimet me Serbinë, Kurti do ti vazhdojë ashtu siç do ti thotë qeveria e Kosovës", tha Boris Stefanoviç, ish-bashkëbisedues me Edita Tahirin në dialog.

Ish-ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviç ka shtuar se nuk beson se dialogu Kosovë - Serbi mund të ndalet. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 11:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori